Haliti optimist për fitoren në zgjedhjet nacionale

Kosova

Haliti optimist për fitoren në zgjedhjet nacionale

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:36

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur optimist për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet nacionale.

“Sonte mbajtëm mbledhje me Kryesinë, Këshillin Drejtues të Degës së PDK-së në Pejë dhe me kryetarët dhe nënkryetarët e nëndegëve”, ka shkruar Haliti.

“Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i PDK-së, njëherësh kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të partisë. Në cilësinë e kryetarit të Degës së PDK-së në Pejë, shpreh bindjen e fuqishme se edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen së shpejti, do të korrim fitore”, ka shkruar në Facebook, deputeti Haliti, duke postuar edhe një fotografi nga ky takim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat