Kuvendi shpërbëhet javën tjetër

Kosova

Kuvendi shpërbëhet javën tjetër

Më: 21 prill 2014 Në ora: 06:43

Kuvendi i Kosovës nuk pritet të shpërbëhet këtë javë, ashtu siç ka deklaruar kreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, por një javë më vonë.

Ky i fundit ka konfirmuar javë më parë se për shpërndarje të Kuvendit është pajtuar edhe kryeministri Hashim Thaçi, mirëpo pritet që ligjvënësit kosovarë të mërkurën ta kenë në rend dite një moment goxha sfidues, votimin për Tribunalin, që do të merret me krimet e pretenduara të luftës së UÇK-së dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it. Pas kësaj pritet të shpërndahet Kuvendi.

Të mërkurën e ardhshme ligjvënësit kosovarë përveç se do ta kenë në rend të ditës çështjen e vazhdimit të mandatit të EULEX-it, ata do të votojnë edhe për Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë dhe të enjten do t’i aprovojnë një serë ligjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat