Rreth 500 hektarë të mbjella vetëm me patate konsiderohen të jenë nën ujë

Kosova

Rreth 500 hektarë të mbjella vetëm me patate konsiderohen të jenë nën ujë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 22:19

Vërshimet e shkaktuara nga të reshurat nga lumenjtë Llap e Silnica si dhe përroskat i kanë shkaktuar dëme të mëdha bujqësisë. Sipas fermerit më të madh vushtrrias Bedri Kosumit, vetëm në rrafshin e luginës së lumit Silnica janë rreth 500 hektarë të mbjella me patate, të cilat janë të mbuluara me ujë nga vërshimet.

Dëme të konsideruara nga këto vërshime konsiderohet të ketë edhe në kultura bujqësore tjera dhe lokacionet tjera të komunës së Vushtrrisë.

Aktualisht gjatë ditës së sotme gjerë në orët e mbrëmjes objekte banuese të rrezikuara nga vërshimet konsiderohen të jenë 9 raste, 2 në Stanoc, një në fshatin Nadakoc edhe 6 familje në fshatin Pestovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat