Buzhala: Plas Jakup, Ardian Arifajn kemi me bo kryetar Kuvendi

Kosova

Buzhala: Plas Jakup, Ardian Arifajn kemi me bo kryetar Kuvendi

Më: 20 prill 2014 Në ora: 21:54

Pasi që Partisë Demoktatike iu shtua edhe një anëtarë, vëllai i Kryetarit Lexhendar Ardian Arifaj , Berat Buzhala nuk ka hezituar të shkruaj në rrjetin social Facebook, duke thënë se po i “hidhet që pas prurjeve të reja me u anëtarësu prej fillimit në PDK, si prurje”.

Buzhala, me gjuhë ironizuese Kryeparlamentarin Krasniqi e quan "Plak të Xikrravt".

“Plus tash Jakupi (Krasniqi) nuk është me m'quajt parashutist. Jakupi ka qenë si plak i xikrravt që kurrgjo nuk i bjen taman, e kurrgjo nuk i pëlqen. Asi plaku që kur dilshim me lujt futboll në mbramje gjithmonë ta hangke shpirtin me refrenin 'biro topi nuk ju qet me hanger'”, ka shkruar Buzhala në facebook.

“Plas Jakup, Ardian Arifajn këna me e bo kryetar te Kuvendit mandatin e ardhshëm. Plus Ardian e mban nën kontrolle Partine e Forte. Jetë o jetë. Krejt po dalin...”, ka përfunduar në fund Buzhala.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat