Kryetari legjendar: Vëllau im shkoi me ekipin e Thaçit sepse u ndie i lënë anash nga unë

Kosova

Kryetari legjendar: Vëllau im shkoi me ekipin e Thaçit sepse u ndie i lënë anash nga unë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 21:34


Vëllau i madh i kryetarit legjendar, Visar Arifaj, Ardiani, mund të jetë ndier i lënë anash nga kreu i Partisë së Fortë.

Për këtë arsye, sipas Visarit, Ardiani ndoshta edhe ka vendosur t’i bashkangjitet ekipit të kryeministrit Thaçi, raporton Klan Kosova.

Madje Arifaj thotë se tash të gjitha partitë po shikojnë mundësi që t’i bëjnë konkurencë Partisë së Fortë.

Një arsye tjetër që përmend Visari, është edhe se vëllau i tij nuk ka pasur qasje në pasurinë që ka ai, përkatësisht në pikturën miliardëshe.

Ndërkaq vet Ardian Arifaj sqaroi arsyet se pse i është bashkangjitur ekipit të Thaçit, por nuk i ka komentuar “akuzat” e vëllaut të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat