Cili do të jetë kabineti i ardhshëm i qeverisë së Kosovës në krye me Isa Mustafën?

Kosova

Cili do të jetë kabineti i ardhshëm i qeverisë së Kosovës në krye me Isa Mustafën?

Më: 20 prill 2014 Në ora: 20:52

“Bota sot” merr vesh se brenda dy javësh LDK shpall kandidatët LDK për deputetë dhe përgatitet për shpalljen e ministrave të ardhshëm të kabinetin qeveritar në krye me kryeministrin Isa Mustafa. “Bota sot” merr vesh se aktualisht, LDK ka orientime për disa kandidatura për deputetë në disa degë. Por ende nuk është përcaktuar për emra konkret. LDK po bën verifikimin e elektoratit dhe kandidaturave të mundshme. Degët e partisë do të propozojnë dhe kryesia qendrore në Prishtinë, ose Këshilli i Përgjithshëm do të vendos. Brenda dy javësh ose në maksimum në afatin kohor deri kah mesi i muajit maj LDK do të përcaktoj kandidaturat për deputet. Degët po identifikojnë kandidatët për deputetë, që këta ta kenë përkrahjen qytetarëve.

A do rikandidohen sërish 29 deputetet aktual të LDK-së?

Shumica e deputetëve aktual të LDK-së janë anëtarë të kryesisë qendrore të partisë ose anëtarë të Këshillit të përgjithshëm të partisë. Është e pritshme që 29 deputetet aktual të LDK-së të rikandidohen sërish për parlamentin e ardhshëm, e të cilët janë: Naser Osmani; Hykmete Bajrami; Muhamet Mustafa; Lirije Kajtazi; Arben Gashi; Haki Demolli; Armend Zemaj; Vjosa Osmani; Alma Lama; Skender Hyseni; Sabri Hamiti; Eqrem Kryeziu; Sadri Ferati; Teuta Sahatqija; Lutfi Zharku; Hashim Deshishku; Bahri Thaçi; Nazane Breca; Salih Morina; Afërdita Berisha-Shaqiri; Anton Quni; Vjollca Krasniqi; Ali Sadriu; Rita Hajzeraj-Beqaj; Kimete Bytyçi; Xhafer Tahiri; Xhavit Uka; Hatim Baxhaku.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat