Njerëzit si Muharrem Xhemajli, e dinë arsyen se pse është vrarë Ahmet Krasniqi

Kosova

Njerëzit si Muharrem Xhemajli, e dinë arsyen se pse është vrarë Ahmet Krasniqi

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 20 prill 2014 Në ora: 20:51

Deklaratat e Kryetarit të Veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajlit, se FARK-u nuk ka luftuar në betejën e Koshares e as në betejën e Loxhës, dhe se në luftë ka pasur vetëm 2 uniforma, ajo e UÇK-së dhe e armikut serb, janë quajtur si të pavërteta, të pasakta dhe të thëna nga një njeri i blerë nga kryeministri Thaçi, që merr pagë dhe beneficione të majme nga Qeveria aktuale.
Sipas analistëve dhe ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personalitet si Muharrem Xhemajli, janë ata që po e njollosin luftën e denjë të UÇK-së, dhe po luajnë me vlerat më të mira të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbetet e shenjtë.

Panik nga formimi i Tribunalit

Ata thonë se njerëzit si ky janë ata që pas shpinës po ngulin thika dhe ata që po ikin dhe po shqetësohen nga formimi i Tribunalit, prandaj njerëzit si Muharrem Xhemajli, e dinë arsyen se pse është vrarë Ahmet Krasniqi. Pra, sipas tyre, turp është që këta njerëz e udhëheqin OVL-në, por edhe më turp dhe më fatkeqësi është se profiterët e luftës e dëmtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, më shumë se vet Serbia.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat