Emrat që ‘skalisin’ tribunalin!

Kosova

Emrat që ‘skalisin’ tribunalin!

Më: 20 prill 2014 Në ora: 20:50

Nuk është më çështje krijimi i tribunalit apo Gjykatës Speciale, si tashmë quhet në dokumentet shtetërore, por çështja është se kush do të shkojë në burg, kush do të hetohet dhe kush do ti shpëtojë dënimit nga kjo gjykatë.
Përderisa, kryeministri Thaçi dhe klani i tij ndihen në panik, dhe të vetmin ngushëllim po e gjejnë në fushatë, sikurse edhe gjatë ditës së djeshme, që shkoi të vizitonte një fabrikë qumështi të dhisë apo kur tregoi dashurinë për qengjat, teksa vizitonte fermerët e Malishevës.
Gumëzhimës së atyre që nuk rreshtin kundër tribunalit, madje duke u munduar që të paraqiten sa më ngadhënjimtar në histori, nuk ndalen së fyeri LDK-në dhe rugovistët, paçka se ata nuk kanë as fajin më të vogël për gjendjen e tyre, e përkundrazi sikur të kishin respektuar institucionet e Republikës atë kohë, sot nuk do të ishin të kërcënuar. Ndoshta, para se të shajnë e fyejnë për herë të parë duhet të ndihen fajtor dhe të kërkojnë falje, se duke mëkatuar me Rugovën, mëkatuan edhe ndaj vetvetes.
Kështu të enjten pritet të vendoset për të në Kuvend, ndonëse qëndrimet e gjithsecilit tashmë dihen. Por, kryeministri i Kosovës edhe njëherë është munduar ti bishtnojë të vërtetës, duke shprehur pasiguri në krijimin e tribunalit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat