Demaçi: Tribunali, shkelje mbi gjakun e shqiptarëve

Kosova

Demaçi: Tribunali, shkelje mbi gjakun e shqiptarëve

Më: 20 prill 2014 Në ora: 19:22

Adem Demaçi, ka rikujtuar edhe njëherë udhëheqësit e vendit se kanë përgjegjësi për ta bërë lirinë e plotë të Kosovës, sepse, siç tha ai, ende nuk e kemi bërë. Ndërsa ka kritikuar presionin ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës speciale në Kosovë.
Duke folur në akademinë përkujtimore në Gjilan, në nderim të 15-vjetorit të rënies së dëshmorit, Isa Kastrati, në Gjilan ku është shënuar të dielën 15-vjetori i rënies së dëshmorit, Isa Kastrati, Demaçi tha se dëshmorët e Kosovës patën për çka të vdesin, prandaj ata nuk duhet të qahen nga ne.

Demaçi u tregua kritik ndaj atyre që tani, siç tha ai, po e hanë luftën e vetë për interesa karrieriste, duke harruar interesin e popullit dhe të shtetit.

Ai rikujtoi udhëheqësit e vendit se kanë përgjegjësi për ta bërë lirinë e plotë të Kosovës, sepse, siç tha ai, ende nuk e kemi bërë.

Duke aluduar te kërkesat e ndërkombëtare për themelimin e gjykatës speciale në Kosovë, Adem Demaçi tha se “shqiptarët po detyrohen që të pranojnë diçka që shkel interesat e tyre”.

“Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të insistojë te shqiptarët të shkelin mbi gjakun e tyre”, tha Demaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat