Sylejman Çerkezi u rikthehet aktiviteteve partiake në PD

Kosova

Sylejman Çerkezi u rikthehet aktiviteteve partiake në PD

Më: 20 prill 2014 Në ora: 17:54

Ish kryetari i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi i është rikthyer pas disa vjetësh aktiviteteve partiake. Rikthimi i tij në PD u mirëprit me entuziazëm nga i gjithë Këshilli Drejtues i kësaj partie, të cilët i uruan Çerkezit mirëseardhje në “shtëpinë e vjetër”.

Kryetari i PD-së Ferid Agani, kthimin e Çerkezit e quajti si një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për këtë parti, pasi që konsideron se ardhja e tij do të fuqizojë edhe më tutje PD-në.

Me këtë rast Agani ka ftuar të gjithë anëtarët që dikur kanë qenë pjesë të këtij subjekti politik që të ndjekin shembullin e Çerkezit dhe të bashkohet për të çuar përpara prograim e PD-së.

Ish kryetari Çerkezi, falenderoi të gjithë anëtarët e PD-së për mikëpritjen e bërë dhe u zotua para tyre se do të angazhohet maksimalisht për fuqizimin e kësaj partie.

PD, gjithashtu në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të dielën ka zgjedhur për kryetar të Rinisë së PD-së, Labinot Berishën. Po ashtu në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues, ka zgjedhur edhe 10 anëtarë të rinj të Kryesisë, duke i zëvendësuar me anëtarët tjerë, për të cilët është vlerësuar se nuk kanë qenë mjaftë aktiv.

Ndërsa, në këtë mbledhje u diskutua gjendja aktuale politike në vend, si dhe për zgjedhjet parlamentare të cilat priten të mbahen këtë vit. PD edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se pavarësisht ofertave nga partitë politike për koalicion parazgjedhor, kanë vendosur që kësaj gare t’i hynë të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat