Pasi Refki Suma dhuroi 100 euro, Thaçi trefishon shpërblimin: 300 euro për çdo të posalindur

Kosova

Pasi Refki Suma dhuroi 100 euro, Thaçi trefishon shpërblimin: 300 euro për çdo të posalindur

Më: 20 prill 2014 Në ora: 15:59

Premtimet e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk kanë të ndalura. Kësaj rralle kryeministri Thaçi ka premtuar që të ndahen nga 300 euro për fëmijët e porsalindur.

Sipas Thaçit, ky propozim synon shtytje për familje të reja dhe të porsamartuarit por edhe mirëqenien sociale të familjeve.

“E kam një pyetje për juve, të dashur prindër dhe familjarë, duke dëshiruar që edhe ju të jeni pjesë e vendim-marrjes?
Jemi në diskutim me ekspertët e demografisë dhe ekonomisë për një propozim të Qeverisë që për çdo fëmijë të porsalindur të ndahen nga 300 euro për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë familjare. Ky propozim synon shtytje për familje të reja dhe të porsamartuarit por edhe mirëqenien sociale të familjeve.
Para ca javëve vizitova një kompani të re të dadove, kujdestareve të fëmijëve "Nina-Nana". Mësova se shumë çifte të reja po hezitojnë të krijojnë bashkësi për shkak të konsideratave ekonomike dhe shoqërore”, ka shkruar Thaçi. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat