Geci: O burra, hajde të bëhemi bashkë, dhe ta mujm me vota Hashim Thaçin

Kosova

Geci: O burra, hajde të bëhemi bashkë, dhe ta mujm me vota Hashim Thaçin

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:46

Bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, dhe ish-anëtari i LDK-së, Gani Geci, të shtunën ka marr pjesë në takimin e organizuar nga dega e LDK-së në Skenderaj me qendrën në Prishtinë. Geci ka thënë se ka ardhur koha që LDK e Skenderajt ta ketë një deputet në Kuvend të Kosovës e kjo bëhet duke u bërë bashkë LDK dhe LDD në këtë qytezë.

Geci për Gazetën “Bota sot”, thotë se ishte në këtë takim që kishin zyrtarët e LDK-së nga qendra me degën e LDK-së në Skenderaj.

“Ne morëm pjesë në këtë takim me strukturat tona të ish-LDD-së që kishim pushuar aktivitetin tonë politik për shkak të disa pengesave që kanë ardhur nga Qendra e LDK-së. Ne shprehem vullnetin tonë qe për hir të tri Germave të Arta “LDK” që e formoj Presidenti Rugova ti bashkëngjiteni Karvanit të kësaj partie për ti tejkalua mosmarrëveshjet për hir të Kosovës e për hir të shpëtimit të Kosovës nga Korrupsioni dhe nga krimi i Organizuar”, thotë Geci.

Ai thekson se të gjithë anëtaret e Kryesisë së LDK-së nga qendra i mbështeten qëndrimet e tyre, së bashku me anëtaret e këshillit gjithashtu dhe u zotuan një zëri qe brenda 7 dite do ta zyrtarizojnë këtë bashkim në degën e Skenderajt degë kjo e Luftës dhe e Paqes në të gjitha kohërat.

“LDK-je e din, por edhe e gjithë Kosova e din që unë nuk jam person që mund të mbyllem në burgjet e partive Politike dhe do të jem shumë aktiv, sepse i di të gjitha rrjedhat politike të Republikës së Kosovës si në kohë të rezistencës paqësore, aktive ashtu edhe të luftës kuptohet organizimeve të para që i ndërmori LDK-ja e presidentit Rugova për luftë edhe ndodhive të luftës, organizimit institucional të luftës dhe pasluftës, andej mendoj se ka ardhur koha të Qeveris LDK-ja si ekip dhe të ndërrohet pushteti me vullnetin e qytetarëve. Kërkesat tona të vetme ishin krijimi i hapësirës për punë, sepse unë mund të jem në Kuvendin e Kosovës me një numër shumë të madh të votave”, pohon Geci.

Ai shpreson se LDK-ja është e gatshme ta marr pushtetin me anë të votës, natyrisht nëse e donë, por se nëse nuk e dëshiron këtë, mbetet te shihet në ditët në vijim.

“Moto e jonë është “o burra, hajde të bëhemi bashkë dhe ta mujm me vota Hashim Thaçin”, por nëse nuk donë, nuk kemi se çka të bëjmë. Ky bashkim nuk po bëhet për shkak të individëve, por për shkak të LDK-së së presidentit Rugova. Të gjithë ata që e njihnin Presidentin Rugova për Komandant Suprem ejani të bëhemi bashkë si ne kohen e Rugovës për hir të Kosovës”, thotë Geci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat