Maloku: Paralajmërimi i DASH, lajm i keq për Kosovën

Kosova

Maloku: Paralajmërimi i DASH, lajm i keq për Kosovën

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:54

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) doli me një deklaratë, duke i paralajmëruar shtetasit amerikanë që të kenë kujdes për Festën e Pashkëve në Kosovë dhe duke u kërkuar po ashtu që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Policinë e Kosovës.

Sipas njohësve të sigurisë në vend, kjo mund të jetë edhe një lloj vërejtjeje që të jemi syhapur. Ndërkaq Policia e Kosovës thotë se ka masa të mjaftueshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në përgjithësi. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku ka thënë se ky është lajm i keq për Kosovën.

“Duhet t’i hapim sytë edhe vetë si shoqëri. Ne nuk mund t’i ikim faktit se një numër i madh i qytetarëve tanë merr pjesë faktikisht në luftërat në Siri dhe e tërë kjo mund të ketë pasoja edhe për vetë stabilitetin e brendshëm të kombit tonë”, ka thënë Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat