​Zhvillimi ekonomik, orientimi themelor i LDK-së

Kosova

​Zhvillimi ekonomik, orientimi themelor i LDK-së

Më: 19 prill 2014 Në ora: 22:20

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka prezantuar të shtunën në Mitrovicë programin qeverisës të LDK-së, duke thënë se orientimimi themelor në qeverisjen e ardhshme të LDK-së do të jetë zhvillimi ekonomik.
Ai foli për takimet e ngjeshura kohët e fundit të aktivistëve të kësaj partie dhe mobilizimin e mirë në të gjitha degët, me qëllimin e vetëm për të arritur fitore në zgjedhjet e qershorit të këtij viti.
Është me rëndësi vetëm të punojmë, të mobilizohemi, dhe të ballafaqohemi me këtë provë që është shumë e rëndësishme për neve tani në zgjedhjet e përgjithshme, ndërkaq sa i përket qeverisë, do të zvoglojmë numrin e ministrive dhe të tjerave, jo vetëm për shkak të harxhimeve, por që të racionalizohet vendim marrja”, ka thënë mes tjerash Mustafa.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Sadri Ferati, tha se qeverisjen e deritashme të keqe, LDK-ja do ta çoj më në fund në shtëpi.
Sipas tij, ekspertët e LDK-së kanë punuar në platformën e programit e cila veç tjerash, përmban dy prioritete.
Integrimi i Kosovës në strukturat veri-atlantike dhe integrimi i veriut në sistemin unik kushtetutar, janë veç tjerash dy prioritetet kryesore në programin e LDK-së, ku shqiptarët e veriut do të ndihen se vërtetë jetojnë në shtetin e tyre”, ka thënë Ferati.
Ai theksoi se synimi i LDK-së është të mbaj premtimet dhe të jap përgjegjësi, ndërsa ka sugjeruar qytetarët që t’i mos nënshtrohen në të ardhmen propagandës dhe premtimeve boshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat