Tërnava: Festa e pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë

Kosova

Tërnava: Festa e pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 19:45

​Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji, për festën e Pashkëve.

“I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit islam t’ju përcjell juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik, urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit”, thuhet në urim. “Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë”.

“Festat tona, janë rast i mirë për të përkujtuar dhe shprehur respektin ndaj Krijuesit, si dhe për të dëshmuar kultivimin e mirëbesimit, tolerancës e respektit tek ne. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë. Në këtë ditë feste, duke ju uruar ju dhe gjithë besimtarëve ju dëshiroj suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri”, thuhet në fund të urimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat