Haradinaj: Thaçi nuk meriton edhe një mandat

Kosova

Haradinaj: Thaçi nuk meriton edhe një mandat

Më: 19 prill 2014 Në ora: 19:22

Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt nuk po i pëlqen që Kryeministri Hashim Thaçi po kërkon edhe një mandat nga qytetarët. Ai thekson se kjo qeverisje nuk ka pasur as plane, as ide e as konkretizim të punëve. Programi i AAK-së sipas tij, do të jetë garanci për gjeneratat e reja.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kërkesa e Kryeministrit Hashim Thaçi është e pakuptimtë . Ai këto komente i bëri në Gjilani, gjatë prezantimit të programit zgjedhor të AAK-së
Duke folur për qeverisjen aktuale, Haradinaj është shprehur se Qeveria Thaçi, nuk ka pasur as plane, as ide e as konkretizim të punëve, raporton rajonipress.

“Populli është ngopur me rrena dhe është vërtet e pakuptimtë që për të tretën herë tua kërkosh votën atyre.
“Mandati i tretë i Thaçit është i pakuptimtë dhe jam i sigurt se nuk do të kalojë kjo teori sepse pritet të ndodhë një ndëshkim i madh”, tha Haradinaj.

“Ju e dini se ai 100 ditësh mbeti në histori sepse ende përmendet dhe unë ju siguroj se me këtë program zhvillimor dhe me këtë punë të madhe që kanë bërë ekspertët tanë duke ofruar të gjitha mundësit që të zhvillohet Kosova edhe në ekonomi, edhe në bujqësi, edhe në administratë edhe në sundim të ligjit do të jetë garanci për gjeneratat e reja”, tha Haradinaj.

“PDK-ja e solli Kosovën në një gjendje të mjerueshme dhe ende Thaçit i bije ndërmend të flas për investimet në bujqësi”.

“Jam i sigurt se Thaçi as që e ka ditur se ekziston ky sektor. Me AAK në qeverisje gjendjen do ta ndryshojmë edhe ne Luginë, edhe në Mal të Zi dhe kudo ku ndodhen shqiptarët.

“AAK para elektoratit do flas me argumente dhe me program, kurse Gjilani do ta ketë autostradën derisa bujqësisë do i jepet prioritet”, tha Haradinaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat