VV: Po bëhen premtime të paligjshme, vetëm për të mbetur në pushtet

Kosova

VV: Po bëhen premtime të paligjshme, vetëm për të mbetur në pushtet

Më: 19 prill 2014 Në ora: 19:13

Pas Gjakovës, drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje mbajtën një takim edhe në Junik. Takimin e hapi koordinatori i qendrës së Vetëvendosjes, Rexhep Pepshi, i cili prezantoi të rejat në lidhje me organizimin e Lëvizjes në Komunën e Junikut. Pas tij fjalën e mori Visar Ymeri i cili tregoi se së shpejti do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe se VV është për shkuarjen në zgjedhje pas rrëzimit të Qeverisë.

“Kjo për arsyen se Qeveria aktuale e Hashim Thaçit e bart fajin kryesor për degradimin e çdo sektori në vend”, ka thënë ai.

Ymeri tha se “dëmeve të mëdha që kryeministri aktual i bëri Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013, nëpërmjet të cilës u formua Asociacionin i Komunave me shumicë serbe dhe fondi apo buxheti paralel, prej nga rrodhi dhe Ligji për amnistimin e kriminelëve në veri të vendit”, njëjtë Thaçi po sillet edhe “me pranimin e Tribunalit apo Gjykatës Speciale”.

Më tej Avni Zogiani tha se "kryeministri bën përpjekje që të japë edhe premtime të paligjshme, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet”.

“Njëjtë edhe partitë e tjera. Kjo për shkak se ato ose e mbajnë pushtetin ose burgun”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat