Partia e Fortë: Mbështetje për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar “Kadri Veseli"

Kosova

Partia e Fortë: Mbështetje për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar “Kadri Veseli"

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:49

Partia e Fortë ka ironizuar me përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Teatrit Kombëtar.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Partisë së Fortë.

Partia e Fortë përmes një kumtese për media ka uruar përzgjedhjen e
udhëheqësit të ri në Teatrin Kombëtar “Kadri Veseli”. “Urojmë drejtorin e
ri të Teatrit Kombëtar për postin e marrë plot meritë dhe urojmë që sa më
parë të fillojë zbatimin e projekteve të tij,” thuhet në kumtesën dërguar
mediave. “Mezi po presim që të kemi një sallë rrotulluese mbi objektin e
teatrit aktual. Besojmë që një shtesë e tillë do të përfaqësonte denjësisht
vlerat tona kulturore të cilat rrotullohen në maksimumin e tyre prej 360
shkallësh,” ka thënë përmes kësaj kumtese Dren Maliqi, nënkryetar i Partisë
së Fortë, ekspert për çashtje kulturore, duke aluduar në projektin e
Pandora Toëer që është pronë e drejtorit aktual.

Mos të harrojmë, që drejtori i ri është një poet, magjistër i letërsisë,
njeri i biznesit. Ai madje ishte edhe në UÇK. Kjo e fundit është përvoja më
e dobishme për një drejtor teatri. Duke treguar vullnetin e tij për tu
adaptuar me ambiente të reja të punës, drejtori i ri është themelues i
teatrit alternativ Etuta. Shpresojmë që fatin e Etutës ta ndjekë edhe
TK-ja.

Nganjëherë, në përzgjedhjet e mëdha luan rol edhe fati. E Kosova pati fat.
Pra miqësia e tij me Kadri Veselin nuk ka ndikuar në përzgjedhjen në atë
pozitë. Për këtë na garanton kjo fjali që po e shkruajmë tash e që po e
përmbyllim me shkronjën “a”. Koincidentalisht, njerëz të afërt me PDK-në
ishin në Këshillin Gjenial Drejtues (që padrejtësisht quhet vetëm Këshill
Drejtues) që përzgjodhi drejtorin. Dy ish-këshilltarë dhe një kandidat i
PDK-së për asambleist në Komunën e Prishtinës që ishin anëtarë të këtij
këshilli janë kujdesur që PDK të mos ndërhyjë në këtë proces. Ata kanë
luftuar me anëtarët tjerë që t’i bindin ata për votim sa ma të paanshëm.

“Jam i gëzuar për përzgjedhjen. Teatri “Kadri Veseli” me drejtorin e ri hap
një kaptinë të re në përmirësimin e këtij arti në Kosovë,” e përmbyllë z.
Maliqi deklaratën e tij.

*Zyra për Kulturë dhe Biznes, *

*Partia e Fortë*

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat