Jahjaga vizitoi Katedralen e Prishtinës dhe Manastirin e Deçanit

Kosova

Jahjaga vizitoi Katedralen e Prishtinës dhe Manastirin e Deçanit

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Manastirin e Deçanit dhe Katedralen e Prishtinës, në prag të festës së Pashkëve. Në Manastirin e Deçanit, presidentja Jahjaga u prit nga igumeni i këtij manastiri, Sava Janjiq.

Presidentja Jahjaga e uroi atin Sava dhe të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në Katedralen e Prishtinës, Presidentja Jahjaga u prit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Duke e uruar për festën e Pashkëve, Presidentja Jahjaga tha se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë e mirëkuptimit midis njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat