Mustafa thotë se Parlamenti shpërbëhet këtë javë

Kosova

Mustafa thotë se Parlamenti shpërbëhet këtë javë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:24

“Kuvendi i Kosovës më nuk do të aprovojë asgjë.Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën e tij, ose kësaj të mërkurë ose kësaj jave.Nëse nuk e përfundon formalisht punën atëherë do ta përfundojë realisht,sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të cilat kanë ndonjë relevancë ose një rëndësi të caktuar,ngase nuk e ka shumicën”, ka deklaruar kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ai tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës speciale, bashkë me partitë tjera do të merren vesh që ta shpërbejmë Kuvendin, në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, nuk ka më arsye të mbahet një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën.

Këto komente Mustafa i bëri, gjatë një ligjëratë të mbajtur sot me studentët e Universitetit AAB, ku foli për plan-programin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat