Hoxhaj i uron Pashkët: Kjo Festë e shenjtë

Kosova

Hoxhaj i uron Pashkët: Kjo Festë e shenjtë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:07

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e Festës së Pashkëve, i ka dërguar një telegram urimi sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Selisë së Shenjtë, Monsinjor Dominique Mamberti.
Në telegram, ministri Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ka përcjell urimet më të përzemërta për Festën e Pashkëve.

Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar lartë mesazhet e dashurisë dhe paqes që përcjellë për popujt, dhe për njerëzit vullnetmirë mbi tokë, kjo Festë e shenjtë.

Para pak ditësh, ministri Enver Hoxhaj zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku u prit nga sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Selisë së Shenjtë, Dominique Mamberti, gjatë të cilës, Hoxhaj ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt nga Vatikani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat