U themelua NISMA në Mitrovicë

Kosova

U themelua NISMA në Mitrovicë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:45

NISMA për Kosovën ka mbajtur tubim të shtunën në Mitrovicë, me ç’rast është themeluar këshilli iniciues i NISMA në këtë qytet. Kryetari i Këshillit Kombëtar i kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka uruar qytetarët e qytetit të minatorëve, duke thënë se sot po konfirmohet një rrugëtim i ri politik, Nisma për Kosovën dhe Mitrovicën.
Sipas tij, 15 vitet e lirisë dhe 6 vitet e pavarësisë, Kosova vazhdon të mos ketë strategjinë e zhvillimit ekonomik, dhe kjo ka bërë që në çdo sektor të ekonomisë të mbretëroj kaosi.

“Nisma synon që njerëzve të ditur t’ua kthej hapësirën e mohuar nga fuqia fizike e të pa diturve”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se Nisma është në kërkim të njerëzve të rinjë, me energji të reja rinore, intelektuale e profesionale, që t’i sjellin vendit ndryshime në qeverisjen e saj.

Ai shtoi se Republikës së Kosovës i duhet ndryshimi i thellë e përmbajtjesor në qeverisje, ndërsa Nisma është rruga e re që duhet ta ndjekin qytetarët e Kosovës dhe të Mitrovicës.

Ndërk aq, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bëri të ditur se ardhja e Nismës në Mitrovicë është një simbolikë e fuqishme për të treguar se në Kosovë, por edhe në Mitrovicë po fryn një frymë e re, sepse politikat në këtë qytet do të bëhen ndryshe.

“Jemi në qytetin simbol të rezistencës, qytetin e minatorëve, studentëve dhe çlirimtarëve të Republikës së Kosovës, për të ftuar intelektualët e Mitrovicës, burrat dhe gratë e këtij qyteti të bashkohen me Nismën, sepse është koha për ndryshime. Nevoja shumë e madhe për ndryshime bënë që kjo të fillojë pikërisht nga Mitrovica, sepse për këtë ka mijëra arsye”, theksoi Limaj.

Ai tha se mitrovicasit duhet ta mbështesin një alternativë të re politike e cila ka guximin për të marrë vendime të mëdha në shërbim edhe të qyteti të Mitrovicës, por edhe të Kosovës, dhe për këtë është momenti i fundit kur duhet përcaktuar.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës flejnë mbi pasuri, ndërsa jetojnë të varfër, ndërsa programi politik dhe ekonomik i Nismës ka një qëllim, hapjen e mundësive.

Në anën tjetër, kryetari i sapo zgjedhur i “Nisma për Kosovën” në Mitrovicë, Sabri Haziri, ka përsëritur se është një ditë e rëndësishme për Mitrovicën, ngase ka ardhur koha për një ndryshim të madh të cilin mund ta bëjë vetëm Nisma.

“Mitrovica ka shumë pasuri nëntokësore, por nuk ka nevojë për nëntokë politike”, theksoi mes tjerash Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat