Haradinaj përsëri përjashton PDK-në për koalicion (video)

Kosova

Haradinaj përsëri përjashton PDK-në për koalicion (video)

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbështet themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës në Kosovë. Por ai përjashtoi koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.
Haradinaj tha se krijimi i gjykatës është domosdoshmëri, për të hequr njëherë e mirë dyshimet mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë në Ora Live, Haradinaj ai është deklaruar edhe në favor të zgjatjes së mandatit të EULEX, pasi sipas tij është një formë e re e prezencës së misionit në Kosovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh reale mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat paraqiti dhe skenarët e mundshme.

I pyetur mbi aleancat e mundshme para dhe pas zgjedhore, ai përjashtoi aleancën me kryeministrin aktual Thaçi, duke lënë të hapur derën për çdo parti jashtë qeverisjes, që sipas tij mund të sjellë zhvillim të vendit.

Lidhur me bisedimet me Serbinë, Haradinaj thotë se vetëm avancimi në integrimin e veriut mund të nxjerrë të fituar Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat