LDK-ja përkujton heroin Sali Qekaj

Kosova

LDK-ja përkujton heroin Sali Qekaj

Më: 19 prill 2014 Në ora: 14:37

Deputet e antarë të kryesisë së Lidhjes Demokratike , kanë bërë homazhe në shenjë përkutjimi të shtatorja e heroit Sali Çekaj në Deçan.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, në rrjetin e tij facebook ka postuar disa foto pranë shtatores së heroit Çekaj.

“Sot përkujtuam Heroin e Kombit Sali Qekaj, në përvjetorin e 15-të, të rënies në Betejen e Kosharës. Nën organizimin e Deges së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan dhe me pjesëmarrjen edhe të strukturave të LDK-së si Haki Rugova, Gazmend Muhagjiri, Hashim Deshishku dhe shumë veprimtarë dhe aktivist bëne homazhe përkujtimi në nderim të veprimatrisë kombëtare të Sali Qekajt tek shtatorja e heroit në qender të Deçanit. Lavdi jetës dhe veprës së Sali Qekajt”, ka shkruar Zemaj.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat