Presidentja Jahjaga, uron të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve

Kosova

Presidentja Jahjaga, uron të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve

Më: 19 prill 2014 Në ora: 14:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.
Në urim thuhet:

Të nderuar besimtarë dhe udhëheqës fetarë. Me rastin e festës së komunitetit katolik, komunitetit ortodoks dhe komunitetit protestant, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta.

Uroj që kjo festë, kjo ditë e madhe e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë e mirëkuptimit midis njerëzve, t’ju gjej mes njerëzve tuaj të dashur, në harmoni, me gëzime e begati.

Le të përulemi, në këtë ditë të shenjtë, përpara kujtimit të të gjithë atyre që nuk janë më në mesin tonë.

Le të rrisim respektin e dashurinë për të gjithë njerëzit rreth nesh, për ta gëzuar të sotmen dhe për ta ndërtuar bashkërisht, me ndihmën edhe të miqve tanë ndërkombëtarë, të ardhmen tonë më të mirë dhe më prosperuese.

Po kështu, në këtë ditë, t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për dorën tonë të shtrirë, për respektin tonë dhe kujdesin institucional ndaj secilit qytetar të vendit tonë.

Një urim të veçantë ua përcjell përfaqësuesve të misioneve diplomatike, ushtarëve të KFOR-it dhe të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë.

Gëzuar Pashkët, për shumë vjet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat