Vërshime në fshtrat e Prishtinës

Kosova

Vërshime në fshtrat e Prishtinës

Më: 19 prill 2014 Në ora: 12:17

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa nga fshatrat e komunës së Prishtinës dhe Podujevës.
Bëhet e ditur se në fshatrat Llukar, Makoc, Mramor, Bërnicë, Keqekollë dhe Prugoc, ka probleme me vërshimet.

Në këto fshatra, për të vlerësuar situatën, në mëngjesin e sotëm, kanë dalë Drejtori i Shërbimeve Publike, Ardian Gashi, ai i Inspeksionit, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, së bashku me ekipet e tyre.

Faik Muqiqi, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës, ka thënë për Kosovapress se ka pasur vërshime në disa fshatra të kësaj komune.

“Në fshatin Metohi ka vërshime, fshatin Rec, fshatin Sfeqel, fshatin Dumnicë, në Bellopojë, në dy lagjet Maloku prej Drini. Ndërsa në fshatin Llapashticë e Poshtme ka më pak vërshime, por në vendet tjera niveli i ujit është duke u ngritur”, ka thënë Muqiqi.

Sipas tij, në lumin Dumnica dhe lumin që vjen nga Batllava dhe Bellopoja, është duke u ngritur niveli i ujit përreth.

Ai theksoi se, që nga mëngjesi ekipet e shpëtimit janë në terren, por në disa vende nuk kanë mundur të intervenojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat