Haradinaj uron të gjithë të krishterët për Festën e Pashkëve

Kosova

Haradinaj uron të gjithë të krishterët për Festën e Pashkëve

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Festës së Pashkëve, ua përcjellë urimet më të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës dhe mbarë besimtarëve të krishterë.

"Festa e Pashkës është dita e madhe e ringjalljes, dita e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, dita e ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, dita e paqes dhe solidaritetit midis njerëzve. Andaj, në këtë ditë i uroj besimtarët e krishterë në mbarë vendin, me dëshirën që të kalojnë momente sa më të mira, në paqe e harmoni të plotë me njëri-tjetrin, kudo që ata gjenden.
Njëkohësisht, uroj të krishterët me misionet diplomatike në vendin tonë, pjesëtarët e forcës paqeruajtëse të NATO-s dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.
Edhe në këtë ditë ua përcjellë përkushtimin tim dhe të Aleancës se mbetet detyrë dhe mision i të gjithë neve, që bashkërisht të angazhohemi për më shumë mirëqenie e zhvillim në vendin tonë, për integrimin e kombit tonë dhe të Kosovës në familjen e vendeve të zhvilluara e të dinjitetshme të Evropës, aty ku përherë e kishim vendin", thuhet në urimin e Haradinajt, me rastin e Festës së Pashkëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat