15 vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj

Kosova

15 vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:10

Sot bëhen 15 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj, i cili ra dëshmor në betejën e Koshares.
Çekaj ishte kryengritës në rezistencën politike, u bë luftëtar në rezistencën e armatosur, mbaroi si dëshmor në luftën çlirimtare të Kosovës dhe u bë hero i Kosovës si sublimim i dhuntive të njeriut të madh që jep jetën për vendin e vet.

Aktiviteti i tij ishte në mbrojtje të të gjitha veprimeve që kundërshtonin sundimin e administratës serbe të Kosovës, deri tek mobilizimi i diasporës dhe kontributi në organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të UÇK-së.

Organizimin dhe masivizimin e UÇK-së veçanërisht në Betejën e Koshares ishte kurora e lavdisë së jetës dhe veprës së tij.
Komandanti Sali Çekaj pati fatin të vepronte në Brigadën 138, që shquhej jo vetëm për numrin e madh të luftëtarëve, por edhe për pjesët e atdheut që ata kishin sjellë në këtë Brigadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat