Agani: Në zgjedhje garojmë të vetëm, pas zgjedhjeve nuk përjashtojmë asnjë parti për koalicion

Kosova

Agani: Në zgjedhje garojmë të vetëm, pas zgjedhjeve nuk përjashtojmë asnjë parti për koalicion

Më: 19 prill 2014 Në ora: 00:21

Ministri i Drejtësisë dhe njëherësh, Kryetar i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, thotë se në zgjedhjet e këtij viti, do të garojnë të vetëm.
Ai tha se ndryshe nga hera e kaluar, nuk do të hynë në koalicion parazgjedhor.

“Kemi vlerësuar, për momentin i kemi vlerësimet se kemi fuqi të mjaftueshme politike që të hyjmë në garë të vetëm”, tha ai.

Agani tha se nuk kanë kufizime, për asnjë parti, sa i përket koalicioneve paszgjedhore.

Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet e këtij viti, Agani tha se beson se do të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike. E kjo sipas tij falë, ndryshimeve që kanë ndodh në vetëdijen qytetare, e jo në ligjin për zgjedhjet.

Ai tha se të gjithë janë fajtor, e edhe shoqëria civile që nuk ka reformë të mirëfillt zgjedhore.

“Mendoj se nuk ka pasur motivacion të sinqertë për të reformuar procesin zgjedhor dhe për të bërë një reformë legjislative serioze, ka pas kohë të mjaftueshme këto tri vite”, tha Agani në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat