Kelmendi, në luftimin e radikalizmit dështoi AKI-ja dhe policia

Kosova

Kelmendi, në luftimin e radikalizmit dështoi AKI-ja dhe policia

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:28

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë në Kosovë kanë reaguar me shqetësim për rrezikun që po provokon islami radikal. Por, për shkak të këtij shqetësimi amerikanë, analistët vendorë fajësojnë këtë qeveri, dhe institucionet e sigurisë, AKI-në dhe policinë e Kosovës. Ata tërheqin vërejtjen se shumë shpejt gjërat mund të përkeqësohen, dhe prandaj kërkojnë intervenimin e institucioneve.
Byroja për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka lëshuar një kumtesë gjatë ditë së enjte, me të cilën ju bën thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë gjatë festës së Pashkëve.
Analisti Jeton Kelmendi deklaratën nga Byroja për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit e quan mjaft shqetësuese për Kosovën.
“Mendoj që është një shqetësim jashtëzakonisht serioz për Kosovën dhe qytetarët e saj, sepse në një kohë kur Kosova akoma nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare, gjithashtu Kosova nuk është njohur akoma nga shumica dominuese, 2/3 e anëtarëve në Këshillin e Sigurimit, e që është pretendente për tu anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit, dhe në organizata të tjera, sigurisht që një deklaratë e tillë e dëmton më shumë imazhin e Kosovës”.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat