Tërrnava: Ekstremistët dhe fundamentalistët nuk janë mysliman

Kosova

Tërrnava: Ekstremistët dhe fundamentalistët nuk janë mysliman

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:24

Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava në një intervistë dhënë RTK-së, ka thënë se nuk ka vend për shqetësim për këtë festë të pashkëve për katolikët dhe forcat tjera ndërkombëtare që festojnë këtë festë në Kosovë.
Ai duke i uruar këtë festë të gjithë besimtarëve të fesë katolike ka thënë se ata që e konsiderojnë veten myslimanë asnjëherë nuk duhet të përfshihen në ekstremizëm, fundamentalizëm, dhe gjëra të tjera të liga pasi që ato nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin.
“Shtrijmë dorën e bashkëpunimit me të gjitha fetë dhe me të gjitha nacionalitet. Ne kemi marrëdhënie të mira edhe me faktorin ndërkombëtarë dhe duke bashkuar forcat tona do të arrijmë të ruajmë, vendin tonë, kombin tonë, fenë tonë. Nëse jemi bashkë do t’ia dalim.
Nuk guxojmë ti japim askujt komoditet që në emër të fesë të bëjë atë që nuk i takon fesë. Islami s’ka asgjë të përbashkët me ekstremizmin, fundamentalizmin, me vrasje me asgjë që është e ligë dhe e keqe. Islami është i pastër i donë njerëzit e pastër”, ka thënë Tërrnava duke bërë lutje në fund që sa më shpejtë të marrin fund luftërat në botë e në veçanti në vendet arabe, shkruan zeri.
“E lus Zotin që të marrin fund edhe luftërat vëllavrasje nëpër botë në veçanti në vendet islame ku tash e sa vite nuk po kursehet gjaku i fëmijëve dhe popullatës së pafajshme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat