Viti, nëndega e PDK-së në Zhiti aderon në degën e LDK-së

Kosova

Viti, nëndega e PDK-së në Zhiti aderon në degën e LDK-së

Më: 18 prill 2014 Në ora: 20:36

Kryesia e nëndegës së PDK-së në Zhiti së bashku me strukturat e saj kaloi nën ombrellën e degës së LDK-së në Viti. Të sapoardhurve në degën e LDK-së në Viti, mirëseardhje u ka uruar kryetari i degës së LDK-së në Viti, njëherit kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.
Haliti ka thënë me këtë rast se me aderimet e tashme, por edhe me aderimet e reja që do bëhen ditëve në vijim po shihet qartë se qeveria aktuale e udhëhequr nga LDK-ja po përqafohet ditë e më shumë në shtresat e popullatës së komunës sonë, raporton rajonipress.

Ai edhe në këtë takim theksoi nevojën e konsolidimit të mëtutjeshëm të degës së LDK-së, si dhe mobilizimin e anëtarësisë në mënyrë që fitorja e LDK-së në zgjedhjet nacionale të jetë edhe më bindëse se në zgjedhjet lokale.

Ai theksoi se një vend meritor në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja do të ketë rinia e cila është me ambicioze se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat