Hashim Thaçi dorëzohet para tribunalit! A do të shkojë në hetime!?

Kosova

Hashim Thaçi dorëzohet para tribunalit! A do të shkojë në hetime!?

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:08

Letra e baroneshës Eshton, i është kthyer presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Por, këtë letër presidentja e Kosovës do t’ia dërgojë qeverisë së Kosovës, e cila më pas “letrën” do ta bëjë ligj. Po ashtu bazuar në këtë letër qeveria e Kosovës do ta krijojë Tribunalin, por për ta krijuar këtë përfshirë edhe mandatin e EULEX-it do ti duhet miratimi nga Kuvendi. Kështu që qeveria është e obliguar që para se t’ia dërgojë për miratim Kuvendit, ta hartojë një pako ligjorë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, për të cilat ndryshime ligjore, përfshirë ndryshimin e kompetencave të misionit do ti duhet ndryshimi, përkatësisht nxjerrja e më se 8 ligjeve të reja, bëjnë të ditur për “Bota sot” zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës.

Kjo mënyrë e miratimit të ligjeve vlerësohet plotësisht antikushtetuese, pasi ligjet nuk mund të miratohen në pako, pasi edhe ato të miratuara nga pakoja e Ahtisarit kanë pasur një afat minimal të miratimit të tyre kohor, dhe janë futur në rend dite nëpërmjet procedurës së përshpejtuar.
Ndërsa, shndërrimi i letrës së Presidentes në projektligj të qeverisë dhe më pas në ligj nga Kuvendi, konsiderohet një abuzim i rëndë kushtetues.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat