Imeri: Gjatë vrasjeve që ndodhën gjatë dhe pas luftës, ishin bashkë, Selimi e Thaçi

Kosova

Imeri: Gjatë vrasjeve që ndodhën gjatë dhe pas luftës, ishin bashkë, Selimi e Thaçi

Më: 18 prill 2014 Në ora: 11:06

Gjatë një debati televiziv rreth çështjes së tribunalit, përfaqësuesit e subjekteve politike shfaqen qëndrime të ndryshme rreth kësaj. Kështu, Teuta Sahatçiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova duhet të pastrohet nga raporti i Dick Martyt.

Ndërkaq me qëndrimin e saj nuk është pajtuar deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili thotë se pastërtinë e luftës e kemi vërtetuar me proceset në Hagë, me sa e sa gjykime të UNMIK-ut, ku sipas tij, ka edhe gjyqe që po mban sot edhe EULEX-i.

“Nëse themi se Kosova duhet të pastrohet atëherë ne i japim Dick Martyt të drejtë”, ka thënë Selimi.

Por, deklarata e deputetit Selimi duket se e ka prekur Imer Imerin, kryetarit të organizatës ‘Thirrje për drejtësi’. Ai gjatë një interviste të shkurtër për ‘Bota sot’, Imeri madje ka edhe disa pyetje për Selimin.
“Mbrëmë e dëgjova Rexhep Selimin duke pyetur nëse tribunali është edhe për vrasjet e pasluftës. Pse Rexhep Selimi ka dhimbje që po formohet tribunali dhe nuk do ta votoj? Mos vallë i kujtohet Rexhep Selimit 2 nëntori i vitit 1999, kur nxënësit e shkollës ‘Iliria’ në Vajnikë dhe Turiçec ishin në ditë zie, si edhe e tërë Drenica, për vrasjen e profesorit Haki Imeri? Ndoshta i kujtohet Rexhep Selimit edhe 15 dhjetori 2000, kur Fetah Rudi është gjetur i vdekur-i gjallë? Edhe ajo ishte ditë zie. Ju bën Kosovës shumë ditë zie nga viti 1999 e deri në vitin 2006. A mos për ata pyet Rexhep Selimi a është ky tribunal edhe për vrasjet e pasluftës?”, tha Imeri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat