Vihet në dyshim legjitimiteti i Tribunalit, siç është prezantuar deri tash

Kosova

Vihet në dyshim legjitimiteti i Tribunalit, siç është prezantuar deri tash

Më: 18 prill 2014 Në ora: 09:26

Bashkimit Evropian dhe ekspertëve që po merren me krijimin e Gjykatës për akuzat e Dick Martyt, u ka dalë një “telashe” e paplanifikuar. Atyre do t'u duhet që të ndihmojnë krijimin e Gjykatës me më shumë qartësi ligjore.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur për gazetën "Tribuna" se të paktën njëri nga shtetet me potencialin më të madh për ta financuar aktivitetin e gjykatës, ka kërkuar sqarime shtesë, pasi që zyrtarët juridikë të këtij shteti kanë dilema për legalitetin e gjykatës sipas mënyrës së prezantuar deri më tash.

Shteti që nuk është anëtar i BE-së, parimisht është pajtuar për rreth 150 milionë euro sa do të ketë buxhet gjykata, por ka kërkuar sqarime shtesë. Çështja e buxhetit, nuk është detaji i vetëm që po e vonon përgjigjen e Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme të BE-së Catherine Ashton për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ditë më parë, Jahjaga ka bërë lëvizjen e parë. Presidentja i ka kërkuar zyrtarisht baroneshës Ashton që BE-ja t'ia zgjasë mandatin EULEX-it dhe ta krijojë Gjykatën Speciale. Është pritur që menjëherë pas letrës së presidentes, baronesha ta kthente përgjigjen me kërkesën që Kuvendi i Kosovës t'i votojë të njëjtat veprime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat