Kuvendi me komisionar për FSK-në dhe Policinë

Kosova

Kuvendi me komisionar për FSK-në dhe Policinë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:49

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për komisionarin e Kuvendit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Policinë e Kosovës.

Deputetët e të gjitha partive e kanë përkrahur këtë projektligj duke e konsideruar si të rëndësishëm dhe të domosdoshëm.

Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, komision ky që e ka sponsorizuar projektligjin, tha se të gjithë e kanë përkrahur këtë projektligj, si institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare që merren me sigurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat