Kryeministri Thaçi bën homazhe në fshatin Poklek të Drenasit

Kosova

Kryeministri Thaçi bën homazhe në fshatin Poklek të Drenasit

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:43

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 15 vjetorit të rënies të dëshmorëve dhe martirëve të fshatin Poklek të Drenasit, ka bërë sot homazhe në Kompleksin e varrezave e të rënëve.
Kryeministri Thaçi ka thënë se jam sot në fshatin Poklek për të bërë nderime shtetërore për të gjithë martirët e rënë në këtë fshat, gjatë rezistencës sonë për liri dhe pavarësi.

“Masakra e Poklekut është një nga masakrat më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës, gjatë okupimit serb, gjatë luftës që është zhvilluar për çlirimin e vendit tonë. Prandaj, nderime dhe lavdi për të gjithë të rënët e kombit, për të gjithë martirët e lirisë.

Ky fshat dhe e gjithë Drenica kanë dhenë shumë për shtetin e Kosovës.Këtu ushtria dhe policia serbe ka bërë masakra ndaj fëmijëve, grave, pleqve , të rinjve dhe ndaj të gjithëve.

Prandaj, jemi këtu për të kujtuar dhe respektuar këtë sakrificë dhe jemi për të nderuar në kuptimin më të lartë shtetëror dhe gjithëkombëtar këta martirë dhe këta njerëz që dhanë shumë për vendin.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar vendin tonë si një venë të sigurt me të ardhme të evropiane”, ka thënë Thaçi. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat