Kur Naim Tërnava ishte Zëvendësministër i Hashim Thaçit

Kosova

Kur Naim Tërnava ishte Zëvendësministër i Hashim Thaçit

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:25

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot tenton ta ruaj një neutralitet me të gjitha partitë e liderët politikë kosovarë, por kështu nuk ka qenë gjithmonë. Ai për një kohë e ka pasur shef Hashim Thaçin.
Sipas një dokumenti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, realizuar menjëherë pas luftës, Naim Tërnava ka qenë Zëvendësministër i Punës në Qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit.

Ministre e Punës në këtë qeveri ka qenë Marte Palokaj.

Ky kabinet i Hashim Thaçit ishte gati më i madh sa kabineti aktual dhe anëtarë të tij ishin: Mehmet Hajrizi, Ramadan Avdiu, Azem Syla, Fatmir Limaj, Bardhyl Mahmuti, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi, Bajram Kosumi, Bedri Islami, Shukri Klinaku, Adem Grabovci, Ismail Kastrati, Rahmil Nuhiu, Sabahudin Komoni, Musli Bajraktari, Hajrullah Koliqi, Hasan Ukhaxhaj, Muhamet Mehmeti, Arsim Bajrami, Anton Noka, Ramë Buja, Sokol Dobruna, Basri Musëmurati, Teuta Hadri, Fadil Beka, Avdyl Hoxha, Sabit Gashi, Rifat Blaku, Gani Syla, Mujë Rugova, Jakup Krasniqi, Mujë Gjonbalaj, Blerim Peja, Daut Maloku, Bujar Dugolli, Numan Balić dhe Bejtush Isufi.

Naim Tërnava në fund të viti të kaluar është zgjedhur për herë të tretë Myfti i Kosovës, pasi ndryshoi statutin e kësaj bashkësie fetare duke hequr një nen të tij që kufizonte që një person mund të ishte myfti vetëm për dy mandate - 10 vjet gjithsej. Oponenca në Bashkësinë Islame të Kosovës e kishte cilësuar këtë veprim të tij si diktaturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat