Koordinimi i agjendë së përbashkët evropiane mes pushtetit lokal dhe qendror është në rrugë të mbarë

Kosova

Koordinimi i agjendë së përbashkët evropiane mes pushtetit lokal dhe qendror është në rrugë të mbarë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:23

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, po vazhdon takimet me kryetarët e Komunave me qëllim të koordinmit rreth agjendës Evropiane, procesit të Liberalizimit të Vizave dhe bashkërendimit të aktiviteteve zhvillimore për vendin tonë.

So ka vizituar tri në Komunat Drenasin, Skenderajin dhe Vushtrrin . Ministrja Çitaku është pritur nga kryetarët ekomunave dhe ka diskutuar për mundësitë e avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit Qendrorë dhe atij Lokal rreth rekomadnimeve dhe detyrimeve që dalin nga raportet e Komisionit Evropian.
Në këto takime të ndara është diskutuar ngritja e nivelit të bashkëpunimit për procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt, por edhe mundësitë e aplikimit në projekte në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA).
Poashtu, temë e këtyre takimeve ishin edhe modalitetet për akomodimin në administratën komunale të bursistëve nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionin Evropian.

Gjithashtu, ministrja Çitaku i ka njoftuar Kryetarët e Komunave për zhvillimet rreth negociatave të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe në tërësi për zhvillimet me agjendën Evropiane.

Poashtu, ministrja Çitaku ka premtuar ndihmën e ministrisë për t’u përballur me sfidat e riatdhesimit të qytetarëve në komunat e tyre, si dhe do të angazhohet në nivel qeveritar për përmirësimin e kushteve ligjore për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat