Policia reagon ndaj deklaratave të Florin Krasniqit

Kosova

Policia reagon ndaj deklaratave të Florin Krasniqit

Më: 17 prill 2014 Në ora: 13:13

(I plotësuar) - Deklarata të pa matura dhe tendencioze, i ka quajtur Drejtori i Departamentit për operacione, Rashid Qalaj, deklarimet e kryetarit të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës, Florin Krasniqi, e cila sipas Qalaj, ka për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës.
Qelaj në një konferencë për medie thotë se Policia e Kosovës në asnjë moment nuk do të veprojë sipas agjendave të individëve të caktuar.
Një ditë më parë, Florin Krasniqi, ka thënë se një pjesë e vogël e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë krimi i organizuar në Kosovë.
E sa i përket asaj se Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka pranuar 17 ankesa nga zyrtarë të institucioneve të ndryshme lidhur me procedurën e verifikimit nga Departamenti i Verifikimit të AKI-së, Qalaj thotë se asnjë eprorë nga Njësitë Speciale të Kosovës nuk ka, që nuk e ka kaluar verifikimin.

Deklaratat e Florinit, policia thërret konferencë të jashtëzakonshme
Deklaratat e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqi, se një pjesë e policëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë krimi i organizuar në Kosovë, e kanë shtyrë këtë institucion që të thërret një konferencë të jashtëzakonshme për të reaguar në lidhje më këtë spekulim.
“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që të merrni pjesë në një konferencë të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me deklarimet (16.04.2014) e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet se një pjesë e vogël e zyrtareve policore, atyre të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë krimi i organizuar në Kosovë dhe të involvuar në vepra penale”, thuhet në ftesën e policisë dërguar mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat