Preteni: Ja pse disa zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

Kosova

Preteni: Ja pse disa zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

Nga: Hava Orana Më: 17 prill 2014 Në ora: 11:02

AKK-ja deri më tani ka publikuar deklarimin e pasurisë vetëm të kryetarëve të komunave. Deklarimi është i obligueshëm derisa mos deklarimi vlerësohet si vepër penale. Nga deklarimet e fundit jo të gjithë pushtetarët komunal kanë deklaruar pasurinë, mirëpo drejtori i AKK-së Hasan Preteni ka një sqarim.

“Ligji për Deklarimin e Pasurisë...ka përcaktuar 4 lloj te deklarimit te pasurisë; Deklarimi i rregullt, deri me 31 Mars; Deklarimi me largimin nga detyra; Deklarimi me marrjen e detyrës, Deklarimi sipas kërkesës se Agjencisë. Në fund të vitit të kaluar ishin zgjedhjet lokale, të gjithë ata zyrtarë që janë certifikuar nga KQZ-ja si kandidatë të zgjedhur si edhe ata që janë emëruar nga „të zgjedhurit “kanë pasur për obligim që të deklarojnë pasurinë 30 ditë pas emërimit, këtë e kanë bërë, me marrjen e detyrës kanë qenë 711 zyrtarë të obliguar prej tyre 701 e kanë deklaruar ( 10 jo)me largim nga detyra të obliguar 808 prej tyre 758 e kanë deklaruar ( 50 jo)”, ka sqaruar Preteni.

Sipas Pretenit, emrat e personave që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë publikuar dhe janë në faqen e internetit të Agjencisë, formularët e atyre që e kanë deklaruar pasurinë janë bërë publik me 15 Prill. Kundër të gjithë atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë do të ushtrojmë Kallëzime Penale.
“Rikujtoj se me Kodin Penal, Mosdeklarimi i Pasurisë është vepër penale e dënueshme me gjobe dhe me burg, 3 vjet”, tha Preteni.

Preteni thotë më tutje se janë publikuar emrat-formularët e atyre që e kanë marrë detyrën dhe atyre që janë larguar nga detyra, më 31 mars ka përfunduar afati i deklarimit te rregullt, publikimi i tyre ligjërisht duhet të bëhet pas 60 dite nga dita e përfundimit të afatit për deklarim.

“PSH, Haki Rugova-Istog, ka qenë edhe me herët kryetar komune dhe nuk hynë në kategorinë e deklarimit me marrjen e detyrës,e njëjta situatë është edhe për të gjithë kryetaret, asambleistët, drejtorët etj., që kanë vazhduar mandatet, Lutfi Haziri, Ilmi Ahmeti, Sali Asllanaj, Idriz Vehapi...kanë qenë deputetë e kanë deklaruar pasurinë si deputet vitin e kaluar, tani e kanë deklaruar në afatin ligjor si deklarim të rregullt dhe do të publikohen më vonë”, thotë Preteni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat