Tribunalin dhe EULEX-in, pastaj zgjedhjet

Kosova

Tribunalin dhe EULEX-in, pastaj zgjedhjet

Më: 17 prill 2014 Në ora: 08:20

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë Tracey Ann Jacobson gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me liderët e partive më të mëdha në vend, duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ambasadorja Jacobson sipas burimeve të gazetës Tribuna ishte e interesuar të dëgjonte nga liderët vendorë opinionet e tyre nëse janë të gatshëm ta nxjerrin në Kuvend për miratim rreth javës së fundit të prillit themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Lidhur me këtë temë liderët vendorë kishin shprehur rezervat e tyre dhe i kishin dhënë mesazhin se ndoshta mund t’u nevojitet edhe pak kohë që të punojnë me partitë e tyre politike në Kuvend në përpjekje të sigurimit të 80 votave të domosdoshme për themelimin e kësaj Gjykate.

Gjatë këtij takimi udhëheqësit e Kosovës kanë marrë edhe një mesazh nga faktori ndërkombëtar se zgjedhjet parlamentare, mund të shpallen vetëm pasi që institucionet e vendit gjatë këtij mandati të marrin vendim për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Në këtë kuadër hyn edhe vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat