Tallja me Martyn që i kushtoi Kosovës!

Kosova

Tallja me Martyn që i kushtoi Kosovës!

Më: 16 prill 2014 Në ora: 21:39

Përfaqësuesit e partive politike thonë se krijimi i Tribunalit për krimet e supozuara të Uçk-së është pasojë e mosreagimit ndaj akuzave të senatorit Dick Marty. Teuta Sahatçia nga LDK konsideron se akuzat e Dick Martyt për trafikim organesh, më tepër përngjajnë me një film të fantastikes shkencore se sa një realitet. Por sipas saj ajo që nuk ka qenë në rregull, ka qenë mungesa e reagimit të duhur ndaj atyre thënieve në kohën kur janë shfaqur.
E Donika Kadaj-Bujupi nga AAK thotë se “Edhe zotri Haradinaj edhe zotri Limaj edhe të tjerë u janë përgjigjë pozitivisht ftesës së tribunalit ndërkombëtar. Kanë dalë të pa fajshëm më shumë se një herë. Do të thotë, kem konsideru se ky është një kapitull i mbyllur” .
Vetëvendosje ka kritikuar edhe gjyqësorin e misonit të EULEX_it. “ Sa gjykime prej gjykatave të UNMIK-ut, ndonëse pa një profesionalizën e pa një qasje të drejtë e profesionale. Ka edhe në gjyqin që po e bën sot EULEX-i, pastaj në anën tjetër janë edhe gjykatat e brendshme të Kosovës, dhe asnjëherë nuk e kanë nxjerrë të ndotur as UÇK-në e as popullin shqiptar të Kosovës”, ka thënë Rexhep Selimi.
Ndërsa deputeti I PDK-së Berat Buzhala mendon se ideja për themelimin e një gjykate special ka ardhur pikërisht si rezultat i akuzave të Dick Martyt e të cilat janë neglizhuar.
“Ma ka marr mendja që gjërat janë duke shkuar në këtë drejtim prej momentit kur, Dick Marty ka nxjerr raportin e tij. Dick Marty nuk ka qenë një senator i Këshillit të Europës dosido, përkundër faktit që ne jemi tallë fillimisht me të”, është shprehur Buzhala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat