Zhbogar: Gjykata do ta pastroj Kosovën nga reja e zezë e Martyt

Kosova

Zhbogar: Gjykata do ta pastroj Kosovën nga reja e zezë e Martyt

Më: 16 prill 2014 Në ora: 21:38

Se krijimi i Gjykatës së Veçantë në Kosovë për krimet e luftës, nuk do ta prish imazhin e Kosovës e ka përsëritur sot edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.
Ai thotë se raporti i Dick Martyt ishte një re e zezë mbi Kosovën dhe se ende po qëndron aty. Zhbogar ka thënë gjatë emisionit “Zona B” në Klan Kosova se imazhi i Kosovës do të pastrohej me Gjykatën e Veçantë.
Sipas tij, historia nuk mund të ndryshohet dhe Gjykata nuk është për Kosovën ose UÇK-në, por ka të bëjë vetëm me çështjet e ngritura në raportin e Martyt.
Shefi i BE-së mendon se deputetët e Kuvendit të Kosovës kur të votojnë lidhur me çështjen e Gjykatës në Kuvend do të mendojnë lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Me themelimin e Gjykatës, Kuvendi do të dëshmonte se Kosova është e gatshme që të ecën përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat