Thaçi premton: Kurrë më asnjë armik nuk do të na prek

Kosova

Thaçi premton: Kurrë më asnjë armik nuk do të na prek

Më: 16 prill 2014 Në ora: 19:47

Kryeministri i Kosovës sot, bashkë me kabinetin e tij ishte në Kukës, ku së bashku me Qeverinë e Shqipërisë, shënuan 15 vjetorin e eksodit të kosovarëve në vitin 1999.
Edhe me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, nuk e kurseu rrjetin social, Facebook, ku tregoi që shprehu mirënjohjen e thellë ndaj banorëve të Kukësit dhe të gjithë Republikës së Shqipërisë, për mikpritjen që ata demonstruan në pranverën tragjike të 1999.
“Sot kombi shqiptar gjendet jo vetëm më i bashkuar por shumë më i sigurt, pasi Shqipëria është në NATO ndërsa Kosova ka krijuar Forcat e Armatosura dhe është në proces të sigurtë të integrimit në Aleancën Atlantike”, shkroi Thaçi.
Më tej, Kryeministri kosovarë premtoi në emër të dy qeverive se kurrë më asnjë armik nuk do të na prek.
“Kurrë më dhe asnjë armik i popullit tonë nuk do të ketë̈ mundësinë̈ të rrezikon qytetarët tonë. Ky është premtimi i përjetshëm i dy qeverive tona”, përfundoi postimi i Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat