​LDK kundër ligjit për Auditorin e përgjithshëm

Kosova

​LDK kundër ligjit për Auditorin e përgjithshëm

Më: 16 prill 2014 Në ora: 16:10

Projektligji për Auditorin e përgjithshëm dhe Zyrën kombëtare të auditimit të Republikës së Kosovës i cili ka kaluar procedurat parlamentare dhe i është paraqitur seancës për aprovim ditën e nesërme, për Lidhjen Demokratike të Kosovës në formën e tanishme mund të përmendet si ligj me rrezik në procesin e integrimeve evropiane.

Deputeti i LDK-së, Xhafer Tahiri, thotë se subjekti i tij nuk e përkrah këtë projektligj nëse nuk aprovohen amendamentet e Komisionit për Integrime Evropiane, të cilat nuk i ka përkrahur Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe minoritetet në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në Kuvendin e Kosovës.

“Sigurisht që LDK-ja nuk do ta përkrahë miratimin e këtij ligji në këtë formë dhe në momentin e parë ne do të angazhohemi që të riamandamentohet ky ligj dhe të garantohet pavarësia funksionale, operacionale dhe financiare e zyrës kombëtare të auditimit dhe Auditorit të Përgjithshëm, sepse tani për tani kjo pavarësi është rreziku me amendamentet që i ka ba grupi punues”, deklaron Tahiri.

Sipas tij, bëhet fjalë për 29 amendamente në një projektligj me 32 nene, e që janë në kundërshtim me propozimin fillestarë në këtë projektligj.

Në një konferencë për medie ata kritikuan edhe mënyrën e paraparë të zgjedhjes së zëvendësauditorit të përgjithshëm sipas këtij Projektligji, e cila sipas XhaferTahirit,është e pa përputhshme me mandatin që e ka Auditori i përgjithshëm dhe Zyra kombëtare eauditimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat