Jahjaga: Miqësi të përjetshme me popullin amerikan

Kosova

Jahjaga: Miqësi të përjetshme me popullin amerikan

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:08

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të Misionit të USAID në Kosovë, në këtë ceremoni ka folur për ndihmën e dhënë Kosovës pasluftës.

Presidentja Jahjaga ka thënë se Pesëmbëdhjetë vite më parë, përfundoi një ndër luftërat më të përgjakshme që kishte parë Evropa e shekullit të 20-të duke lënë pas shkatërrim, vuajtje e humbje.
“Ishte pesëmbëdhjetë vite më parë, kur vargu i gjatë i qindra mijëra refugjatëve, po ktheheshin në Kosovë, në shtëpitë e tyre për ti gjetur ato tërësisht të rrënuara, por me shpresën dhe përkushtimin për të hapur kapitullin e paqes që do garantonte një të ardhme më të mirë, më të sigurt jo vetëm për ta, për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë Rajonin.

Në hapat që hodhëm si shoqëri për të rindërtuar vendin tonë, sot një shtet sovran dhe të pavarur, pranë nesh qëndruan miqtë tanë ndërkombëtar, të cilët me ndihmën dhe përpjekjet e tyre të pakursyera na ndihmuan të kalojmë periudhën e vështirë të pasluftës, të rindërtimit dhe të vendosjes së bazave për një shtet demokratik që respekton dhe garanton liritë e gjithsecilit”, ka thënë Jahajaga.
Më tej Jahajaga ka thënë se në vitin 1961, kur Presidenti John Kennedy themeloi misionin e USAID, ai foli për obligimin që kemi ndaj njëri-tjetrit në komunitetin e ndërvarur të popujve të lirë, për rëndësinë e demokracisë dhe tregut të lirë, për rëndësinë e ofrimit të ndihmës ndaj popujve të tjerë të cilët bëjnë përpjekje për një jetë më të mirë, për të jetuar të lirë në vende demokratike.

“Ishin pikërisht këto ideale që mveshi misioni i USAID në Kosovë, duke i shtrirë dorën e ndihmës së popullit amerikan qytetarëve të Kosovës, ndërmjet të cilëve u ndërtua një lidhje e fuqishme e përjetshme miqësie.

USAID ndër vite ishte dhe vazhdon të jetë një mik i qytetarëve të Kosovës, partner i institucioneve të saj, i sektorit privat dhe shoqërisë civile, i udhëhequr nga synimi për të ofruar mbështetje për vendosjen e bazës së sigurt të një shteti që ofron dhe garanton zhvillim, mirëqenie e siguri.
Jam e bindur që do të vazhdojmë të kemi përkrahjen e popullit Amerikan në rrugën tonë drejtë konsolidimit të shtetësisë sonë, fuqizimit të institucioneve demokratike, fuqizimit të shoqërisë civile, respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke shënuar përvjetore të shumtë të miqësisë sonë të përjetshme”, ka thënë presidentja. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat