Përkujtohet 15 vjetori i ofensivës serbe mbi fshatin Skifteraj

Kosova

Përkujtohet 15 vjetori i ofensivës serbe mbi fshatin Skifteraj

Më: 15 prill 2014 Në ora: 22:13

Viti - Me rastin e 15 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës, të banorëve të fshatit Gjylekar, këshilli i këtij fshati ka organizuar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave të luftës ku janë përkujtuar dëshmorët e këtij fshati si Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Haxhi Shabi Kajolli, Selami dhe Mehmet Ismajli.
Përveç homazheve që janë bërë të varrezat e tyre janë përkujtuar viktimat e vrarë nga forcat paramilitare serbe si dhe 4 fëmijë të cilët kishin gjetur vdekjen si pasoj e minave të vendosura brenda fshatit Gjylekar. Gjithashtu në nderim të tyre sot në shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur një akademi përkujtimore.

Në homazhet që janë mbajtur sot nga qytetarët e shumtë për nder të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës të banorëve të fshatit Gjylekar, i u janë bashkangjitur Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Syelejmani.

Të cilët përpos që kanë bërë homazhe në memorialin e dëshmorëve të këtij fshati dhe në varrezat e dëshmorëve në Viti kanë vizituar edhe varrezat ku vite më parë në Stubëll të Poshtme janë vrarë civilet Sahide Ramadani, Hatixhe Mustafa, Shkurte Sadiku dhe Malsore Sadiku.

Gjithashtu me homazhe ata se bashku më shumë qytetarë kanë përkujtuar edhe 4 fëmijët të cilët kishin gjetur vdekjen si pasoj e minave që ishin të vendosura brenda fshatit, njofton rajonipress.

Ndërkaq pasdite është mbajtur edhe një akademi përkujtimore ku përveç familjarëve, përfaqësuesve të organizatave të dalura të luftës së UÇK-së, ka folur edhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke theksuar se përkujtimet e përvjetorëve të tilla kujtojnë ditët më të vështira që ka kaluar populli. “Kujtimet e përvjetorëve, në këtë rast përkujtimi i 15 prillit të vitit 1999 na i përkujton ditët më të vështira të cilat i kaluar si popull në ato ofensiva të barbarisë serbe, ndaj popullit liridashës, autokton shqiptar. Në këto përkujtime ripërtërihet dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë por edhe shtohet ndjenja e krenarisë për qëndresën dhe luftën e këtij populli që edhe në ato errësira e shihnin dritën e lirisë” u shpreh Aliu.

Ai potencoi se përkujtimet e ngjarjeve të tilla duhet të shërbejnë si nxitje për punët e mira të shoqërisë duke theksuar se vetëm kështu kryhet një pjesë e obligimit ndaj atyre që sot i përkujtojmë. Gjatë kësaj akademi përpos që është shfaqur një kronologji e fshatit Gjylekar është dhënë edhe një program kulturor dhe artistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat