Kelmendi: PDK-ja e Hashim Thaçit, është një parti militantësh dhe diletantësh

Kosova

Kelmendi: PDK-ja e Hashim Thaçit, është një parti militantësh dhe diletantësh

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:51

Procedurat për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë vetëm sa nuk kanë filluar, derisa koha kur pritet të themelohet ajo rastisë të jetë kohë zgjedhjesh.
Janë figura nga partitë politike që po flitet se do të hetohen nga Gjykata Speciale. Ndër ta janë përmendur gjashtë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dy të AAK-së dhe një i Vetëvendosjes.
Themelimi i Gjykatës Speciale e cila për bazë ka raportin e deputetit të Parlamentit Evropian Dik Marti për trafikim organesh në Kosovë, nuk pritet të ndikoj në rezultatin zgjedhor të partive politike, pjesëtarët e të cilave pritet të gjykohen.
Sipas analistëve, pavarësisht themelimit të kësaj gjykate, elektorati i partive politike do të mbetet i njëjti. Dr. Riza Smaka, njohës i zgjedhjeve dhe çështjeve kushtetuese vlerëson se themelimi i kësaj gjykate nuk mund të ketë ndikim pasi funksionalizimi i saj nuk do të bëhet para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat