Brenda dy ditëve të fundit mbi 100 figura të rëndësishme e braktisën PDK-në

Kosova

Brenda dy ditëve të fundit mbi 100 figura të rëndësishme e braktisën PDK-në

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:48

Tërmet në PDK. Vetëm brenda dy ditëve mbi 100 figura të rëndësishme me poste zyrtare e braktisën PDK-në dhe iu bashkuan “Nismës” së Fatmir Limajt. Shumë nga ta janë anëtarë të asambleve komunale, kryetarë nëndegësh, nënkryetar nëndegësh, ose anëtarë të kryesive lokale të PDK-së. Disa figura të degëve dhe nëndegëve të PDK-së janë kontaktuar dhe kanë biseduar me Fatmir Limajn. Takimet po zhvillohen në fshehtësi në restorante në periferi të vendbanimeve. Zyrtarë të tjerë të PDK-së pritet që ditëve bë vijim t’i bashkohen “Nismës” së Fatmir Limajt. Ky i fundit po ja del me sukses që t’i shfrytëzoj rrethanat dhe pakënaqësitë e anëtarëve brenda degëve të PDK-së që janë të shumta. Dje pati tërmet në PDK-në e Ferizajt, atje ku dy këshilltarë të PDK-së iu bashkuan LDK-së. Këshilltarët e asamblesë komunale të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Zymrije Haxhimusa dhe Avdullah Hoxha, si dhe nënkryetari i nëndegës së PDK-së, në fshatin Doganaj, Skënder Haxhimusa, i janë bashkuar degës së LDK-së në Ferizaj. Ndërkohë “Nisma” e Fatmir Limajt po ja merr terrenin PDK-së, dhe ka themeluar degët në disa qendra të Kosovës sikurse në Prishtinë, Prizren (dr. Sejdullah Hoxha, ish zyrtar i PDK), Ferizaj (gjeneral Imri Ilazi)...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat